Arsenali ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Wolvesit në një ndeshje spaktakolare në të cilën nuk mungoi pothuaj asgjë, shkruan Demokracia.com.
Tre gola dhe dy kartonë të kuq e bënë këtë ndeshje tejet joshëse ku në fund festuan vendasit me rezultat 2:1.
“Topçinjët” të parët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Nicolas Pepe në minutën e 32-të.
Por, vendasit përmbysen gjithçka me golat e shënuar nga Ruben Neves dhe Joao Moutinho.
Vlen të theksohet se te Arsenali me karton të kuq u ndëshkuan David Luiz dhe Bernd Leno në minutat 45 dhe 72.
Pas kësaj fitoreve, Wolves tani ka 26 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të, kurse Arsenali mbetet me 31 pikë dhe renditet i dhjeti. /Demokracia.com