Sport
Arsenali dhe Xhaka nisin bisedimet për rinovimin e kontratës
Demokracia
09:55 | 23 Shkurt 2023

Share:

Zëvendës-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka është shprehur i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij në klub dhe bisedimet janë duke u zhvilluar për një kontratë të re, raporton 90min, transmeton Demokracia.com.

Reprezentuesi i Zvicrës me prejardhje nga Kosova ka arritur ta kthejë plotësisht karrierën e tij te “Topçinjtë” gjatë dy sezoneve të fundit.

Ai dukej se po shkonte drejt largimit pasi “sulmoi” tifozët në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Crystal Palace në tetor 2019, duke iu hequr më pas shiriti i kapitenit.

Një lëvizje në Hertha Berlin ishte afër në janarin e vitit të kaluar, por Mikel Arteta e bindi Xhakën të ndryshonte mendje dhe të qëndronte në klubin ku iu bashkua nga Borussia Monchengladbach në 2016.

Burimet kanë konfirmuar për 90min se Xhaka dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Emirates Stadium./Demokracia.com/

Të ngjashme