Arsenali ka barazuar me Crystal Palace me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 34-të të Ligës Premier.
Topçinjtë e nisi më mirë takimin, duke shënuar që në rastin e parë serioz në ndeshje.
Jakub Kiwior arrin të shënojë pas asistimit të Martin Odegaard për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe u barazuan shifrat, me Eberechi Eze që shënoi pas një goditje të mrekullueshme për 1-1.
Pa u mbyllur pjesa e parë, Jurrien Timber asiston te Leandro Trossard i cili gjuan dhe shënon për 2-1.
Crystal Palace e nisi më mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar disa herë për të gjetur golin e barazimit.
Këtë gjë e arriti në minutën e 83-të, me Jean-Philippe Mateta i cili përfiton nga gabimi në mbrojtjen e Arsenalit për të shënuar për 2-2.
Arsenali mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, ndërsa Crystale Palace në vendin e 12-të me 45 pikë.
Liverpoolit ka 79 pikë dhe i duhet vetëm edhe një pikë për tu shpallur matematikisht kampion i Anglisë.