Sport
Arsenal – Tottenham, mungesat dhe formacionet e mundshme për kryendeshjen e sotme në Premierligë
Demokracia
10:31 | 01 Tetor 2022

Share:

Pas pauzës shkaku i ndeshjeve të kombëtareve, Premierliga rikthehet në aksion me ndeshjet e javës së nëntë.

Vëmendja për ditën e sotme padyshim se është te derbi i rivalëve lokal, mes Arsenalit dhe Tottenham Hotspur.

Përveçse rivalitet që kanë skuadrat, kjo ndeshje pritet të jetë interesante edhe për faktin se të dy skuadrat londineze po luftojnë për pozitën e parë.

“Topçinjtë” prin në tabelë me 18 pikë, me vetëm një pikë më shumë se Spurs që ndodhen në pozitën e tretë

Mungesat:

Te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mungojnë Mohamed Elneny e Emile Smith Rowe, teksa treshja; Kieran Tierney, Oleksandr Zinchenko e Thomas Partey, pritet të jenë të gatshëm.

Në anën tjetër, te skuadra e Antonio Contes nuk ka ndonjë mungesë të konfirmuar – por, Dejan Kulusevski e Lucas Moura, janë ende në dyshim për sfidën e sotme.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus.

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Romero, Dier, Lenglet; Perisic, Bentancur, Hojbjerg, Sessegnon; Richarlison, Kane, Son.

Derbi i skuadrave nga veriu i Londrës do të zhvillohet nga ora 13:30, në “Emirates Stadium”./Express

Të ngjashme