Sport
Arsenal në krizë, mposhtet edhe nga Aston Villa
Demokracia
15:35 | 06 Shkurt 2021

Share:

Arsenali ka pësuar edhe humbjen e dytë më radhë në Premierligën angleze, shkruan Demokracia.com.

“Topçinjtë” janë mposhtur sot në udhëtim nga Aston Villa me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Waktison në minutën e dytë i cili edhe doli të jetë vendimtar.

Arsenali, pas kësaj humbjeje është në pozitën e 10-të me 31 pikë dhe tashmë rrezikon të mbetet edhe jashtë garave ndërkombëtare, ndërsa Aston Villa tash është në vendin e tetë me 35 pikë.

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, ka luajtur titullar ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e fundit të ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme