Një ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet sot ndërmjet Arsenalit e Manchester Cityt, e cila nis nga ora 13:30 në “Emirates Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Arsenali kërkon vazhdimësinë e formës së mirë e cila ia mundëson përforcimin në pozitën e katërt në tabelë që dërgon në Champions, derisa Manchester City me çdo kusht kërkon distancim nga pozita e dytë në tabelë.
Kjo është arsyeja që të pritet një ndeshje e fortë dhe e luftuar shumë për pikë.
Tashmë gjithçka duket gati dhe të dyja skuadrat kanë prezantuar formacionet zyrtare të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Demokracia.com