Sport
Arsenal – Liverpool u ndërpre mbrëmë për disa momente, tifozi hyri në fushë, u kap për shtylle
Demokracia
10:20 | 17 Mars 2022

Share:

Bota e futbollit ka parë lloj-lloj ekzibicionistë, të cilët pushtojnë fushën gjatë ndeshjeve për të marrë një minutë famë, ose përpiqen të arrijnë një nga idhujt e tyre, ose thjesht duan të dërgojnë një mesazh me një bluzë që veshin.

Megjithatë, tifozi që ra në fushë dhe ndërpreu ndeshjen Arsenal – Liverpool, mund të klasifikohet në një dimension krejtësisht të ri.

Gjegjësisht, i riu që vrapoi në fushë dhe ndërpreu ndeshjen vendosi të lidhet me shtyllën. Ai kapi atë me duar, ndaj rojet që vrapuan ta hidhnin nga fusha e kishin të vështirë për ta hequr nga shtylla.

Pas një torture të vogël, gardianët arritën ta largonin nga porta dhe më pas e nxorrën nga fusha.

Në fund ndeshja u takoi mysafirëve të cilët triumfuan pastër 0:2 në Emirates./Demokracia.com/

Të ngjashme