Sport
Arsenal – Leicester City: Formacionet zyrtare, Xhaka titullar
Demokracia
16:33 | 13 Mars 2022

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes ndërmjet Arsenalit dhe Leicester Cityt në Premierligë.

Ndeshja që do të zhvillohet në “Emirates Stadium” në Londër i takon javës së 29-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.

“Topçinjtë” që janë në kërkim të zonës Champions duan vetëm fitoren para publikut të vetë ndaj “Dhelprave”. Këta të fundit që nuk po kalojnë edicion të mirë synojnë gjithashtu rezultat pozitiv.

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është në planet e trajnerit, Arteta në këtë përballje, andaj do të startojë nga minuta e parë.

Takimi në Londër nis nga ora 17:30.

Formacionet zyrtare:

ARSENAL: Ramsdale, Cedric, White, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Lacazette.

LEICESTER CITY: Schmeichel, Ricardo, Amartey, Soyuncu, Thomas, Maddison, Mendy, Dewsbury-Hall, Albrighton, Barnes, Iheanacho./Demokracia.com/

Të ngjashme