Sport
Arsenal fiton Superkupën e Anglisë, e mposht Manchester Cityn pas penalltive
Demokracia
19:19 | 06 Gusht 2023

Share:

Arsenal ka fituar Superkupën e Anglisë, duke mposhtur Manchester Cityn pas 11-metërshave.

“Qytetarët” ishin në epërsi deri në minutën e fundit të kohës shtesë, por që pësuan një gol të vonshëm, derisa u mposhten nga pika e bardhë me rezultat 2:4.

Derbi doli të jetë tejet i barabartë nga minuta e parë, me Man Cityn që mbante posedimin por që Arsenal kishte raste më të mira.

“Topçinjtë” patën disa raste përballë portierit mirëpo që Kai Havertz dështoi të shënonte dy herë nga afërsia.

Në pjesën e dytë, me inkuadrimin e Kevin de Bruyne ndryshoi loja për mirë te Man City që nisi të krijonte më shumë aksione.

Ishte Cole Palmer që realizoi një eurogol nga distanca pas një aksioni të shpejtë për t’i dhënë epërsinë vendasve, ku Ramsdale mbeti i ‘shtangur’.

Kur mendohej se Man City fitoi titullin e parë, Arsenal krijoi një aksion të vonshëm me Leandro Trossard që shënoi pas një devijimi të Manuel Akanjit (90+11’).

Nga pika e bardhë, “Topçinjtë” ishin të pagabueshëm duke fituar me rezultat 4:2 pasi De Bruyne dhe Rodri u treguan të pasaktë.

Kësisoj, Arsenal e fiton titullin e parë për sezonin 2023/24.

Të ngjashme