Lajme
Arsenal armësh dhe pajisje ushtarake zbulohet në Kaçanik
Demokracia
13:56 | 26 Prill 2025

Share:

Një sasi e madhe armësh dhe municioni u gjet gjatë kontrollit të një personi të dyshuar në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik.

Policia e Kosovës ka raportuar se të premten në orët e mëngjesit, gjatë një kontrolli-kërkimi ndaj një personi të dyshuar, mashkull kosovar, është zbuluar një arsenal armësh, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake dhe gjuetie.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar:

Një pushkë gjuetie

Një pushkë gjuetie me dylbi

Një pistoletë cal. 9mm

Një pushkë ajrore cal. 4.5mm

101 fishekë cal. 30.06

85 fishekë cal. 12mm

9 fishekë cal. 7.62 (pa leje)

233 fishekë cal. 9mm

1 fishek cal. NN (pa leje)

Një bateri për gjueti, ngjyrë e zezë

Pajisje për pastrim

Një dron Mini

Një palë dylbi nate

Një palë dylbi të zeza

Një palë dylbi CHS zmadhues

27 thika me përmasa të ndryshme

Autoritetet kanë njoftuar prokurorin e çështjes dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në zhvillim./Kosovapress/

Të ngjashme