Lajme
Arritshmëria e përgjithshme mbi 52%| ​Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë
Demokracia
16:18 | 17 Korrik 2023

Share:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot (e hënë) rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas të cilave arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1 për qind.

Sipas rezultateve të publikuara në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 68.8 për qind, Gjuhë angleze 62 për qind, Histori 55.2 për qind, Gjeografi 49.2 për qind, Matematikë 44.9 për qind, Informatikë 53.4 për qind, Fizikë 42.9 për qind, Kimi 44.4 për qind, Biologji 51.8 për qind.

Gjatë këtij viti, Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.

Të ngjashme