Skuadra moldave, Sheriff Tiraspol ka siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë.
Sheriff Tiraspol u kualifikuar për herë të parë në histori të klubit dhe shtetit të Moldavisë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Futbollistët e ekipit moldavë triumfuan në fazën e “PlayOff”-it pasi eliminuan Dinamo Zagrebin.
Sheriff Tiraspol gjendet në vazon e katërt të shortit që do të hidhet sot në Stamboll të Turqisë nga ora 18:00.
Liga moldave sipas koficientit te UEFA-s eshte e 37-ta në Evropë, me një pozitë më lartë se liga e Kosovës. /Demokracia.com