Sport
Arritje historike për boksin kosovar, Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Botëror
Demokracia
18:40 | 16 Maj 2022

Share:

Donjeta Sadiku ka shënuar një sukses historik për boksin kosovar.

Boksierja kosovare ka siguruar medalje në Kampionatin Botëror për senior që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Sadiku triumfoi në çerekfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë kundër Shih-Yi Wu dhe kësisoj është kualifikuar në gjysmëfinale.

Minimumi çfarë mund të arrijë boksierja kosovare është medalja e bronztë. Për Donjetën ishte fitorja e tretë në këtë Botëror./Demokracia.com/

Të ngjashme