Lajme
Arrin paralajmërimi: Do t’ju godasë stuhi e borës në 24 orët e ardhshme, temperaturat deri në -30 gradë
Demokracia
13:45 | 21 Shkurt 2022

Share:

Një stuhi e madhe bore do të godasë SHBA-në në 24 orët e ardhshme, kështu që temperaturat në disa vende do të shkojnë deri në – 30 gradë nën mesataren, paralajmëruan sot meteorologët.

Rrezik për dëborë të dendur, shi dhe stuhi të forta, nga shteti i Tenesit në Ohajo, në periudhën nga e hëna deri të mërkurën, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (NWS), raporton “Sky News”, transmeton Demokracia.com.

Disa qytete do të jenë në klimën polare të Arktikut në 48 orët e ardhshme, shtoi ai.

Në Twitter thuhet se “kombinimi i borës dhe shiut të akullt mund të vijë në dy valë në rajone të caktuara”, si dhe se një stuhi dëbore mund të shkaktojë deri në 2.5 centimetra borë në orë.

“Temperaturat do të jenë 20 deri në 30 gradë nën mesataren në shtetet e Amerikës së Veriut”, thekson NWS.

Temperatura në Denver të dielën ishte 16 gradë, por nesër do të zbresë në minus 12, ndërsa në Rapid City në Dakotën e Veriut, temperatura do të bjerë nga katër gradë në minus 19. /Demokracia.com/

Të ngjashme