Lajme
Arrin në Kuvend kandidati për president, Bajram Begaj
Demokracia
18:05 | 04 Qershor 2022

Share:

Bajram Begaj kandidati i nxjerrë nga socialistët për Kreun e Shtetit, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është miratuar që raporti për kandidatin për president të republikës, Bajram Begajn të kalojë në seancën plenare që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00.

Ndërkohë, deputetët që votuan kundër miratimit për kalimin e raportit në seancë plenare për kandidatin për president, Bajram Begajn ishin deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, si dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho.

Më herët, socialistët e dorëzuan zyrtarisht kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës, duke e mbështetur me 37 firma. /abcnews.al/

Të ngjashme