Lajme
Arrin në Kosovë ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman
Demokracia
22:58 | 08 Maj 2023

Share:

Ka arritur në Kosovë ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman.

Radman është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Jashtme e Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz dhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Radman të martën do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës.

Nga ora 16:15 është paralajmëruar takimi i tij me kryeministrin Albin Kurti.

 

Të ngjashme