Lajme
Arrijnë në Kosovë forca shtesë për EULEX-in
Demokracia
18:23 | 18 Mars 2022

Share:

EULEX ka njoftuar se kanë arritur në Kosovë pjesëtarët e Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR).

Në njoftimin e EULEX thuhet se ata janë policisë nga Portugalia dhe Franca.

“Xhandarmët portugezë  dhe francezë  të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në  Kosovë ”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 14 mars të këtij viti EULEX pati njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

Të ngjashme