Sport
Arrihet marrëveshja totale, Timothy Weah është futbollist i ri i Juventusit
Demokracia
11:40 | 27 Qershor 2023

Share:

Timothy Weah është lojtari më i ri i Juventusit, edhe pse ende mungon zyrtarizimi.

Sulmuesi amerikan do të largohet nga Lille dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit italian me Juventusin.

Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se ka një marrëveshje të plotë mes palëve për transferimin e Weah te Zonja e Vjetër.

Juventus do të paguajë 12 milionë euro në arkat e Lille për reprezentuesin amerikan.

“Juventus ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Timothy Weah. Marrëveshja u ra dakord për tarifën prej 12 milionë euro me Lille pasi testet mjekësore do të zhvillohen të enjten”.

“Palët kanë rënë dakord edhe me lojtarin për një marrëveshje afatgjate”, thuhet në raportimin e Fabrizio Romanos.

23-vjeçari sezonin e fundit me Lille ka zhvilluar 32 ndeshje në total ku ka bërë dy asistime, derisa nuk ka shënuar asnjë gol.

Të ngjashme