Sport
Arrihet marrëveshja për transferimin e Koulibalyt te Chelsea
Demokracia
16:30 | 13 Korrik 2022

Share:

Chelsea dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Kalidou Koulibalyt.

Mbrojtësi senegalez do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Chelsean, bën të ditur gazetari Fabrizio Romano, shkruan Demokracia.com.

Chelsea do të paguajë 40 milionë euro për transferimin e Koulibalyt me ofertën që është pranuar nga Napoli.

Sipas Romanos, Koulibaly do të përfitojë 10 milionë euro në sezon te “Blutë” e Londrës.

“Kalidou Koulibaly në Chelsea, ja ku po shkojmë! Marrëveshja e plotë në fuqi për tarifat shtesë prej 40 milion € e përfunduar, oferta u pranua. Napoli po kontrollon dokumentet dhe do të bëhet zyrtare”, ka shkruar Romano në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme