Lajme
Arrihet marrëveshja, Maqedonia do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare!
Demokracia
19:09 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Partitë politike në takim liderësh vendosën që 8 maji të jetë dita e zgjedhjeve të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale është 24 prilli. Liderët po ashtu ranë dakord që gjatë periudhës që vjen të përfshihen rekomandimet e OSBE-ODIHR-së në Kodin zgjedhor. Në këtë takim nuk pati marrëveshje për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, gjë të cilën e kërkonte VMRO-DPMNE-ja, shkruan Alsat.mk

Do të respektohet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së, që nënkupton kryeministër 100 ditor me propozim të partisë së Ahmetit.

 “Zgjedhjet e rregullta Presidenciale ka hapësirë të ndodhin në fund të muajit prill, gjegjësisht, zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në fillim të muajit maj. Sigurisht se duhet t’i kemi parasysh edhe kufizimet ligjore por bëjmë kujdes edhe për festat fetare e që është gjithë muaji prill muaj i Ramazanit kurse në fillim të majit janë Pashkët. Sipas ligjit, qeveria e Përzhinës ose qeveria teknike do të zgjidhet më 28 janar. Detyrimi ligjor që unë si kryeministër e kam do të plotësohet dhe sigurisht edhe marrëveshja e koalicionit që e kemi do të plotësohet,” tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër. 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024