Sport
Arrihet marrëveshja, Liverpooli huazon mesfushorin e Juventusit
Demokracia
11:06 | 01 Shtator 2022

Share:

Liverpooli ka arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Arthur nga Juventusi.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp po përballet me mungesa të shumta si shkak i lëndimeve dhe kjo ka bërë që klubi i drejtuar nga ai të kërkojë mesfushor të ri si përforcim.

Gazetari italian dhe njohësi i mirë i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Juventus dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e Arthur Melo në Anfield në formë huazimi.

Klubet nuk kanë marrëveshje për opsionin e blerjes në fund të edicionit.

Braziliani do i kryejë testet mjekësore pasditen e sotme./Demokracia.com/

Të ngjashme