Lajme
Arrestohet zyrtari në Gjilan, e ndihmoi një kandidat në testin e patent shoferit
Demokracia
09:43 | 03 Shkurt 2023

Share:

Një person është në Gjilan një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se ai e ka ndihmuar personin i cili i ishte nënshtruar testit për patentë shofer.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer. Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Të ngjashme