Lajme
Arrestohet vushtrriasi 23-vjeçar, dyshohet për blerje dhe shpërndarje të drogës
Demokracia
19:33 | 05 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje  të  paautorizuar  të substancave  narkotike” në Vushtrri.

Në njoftimi thuhet se policia në Vushtrri ka arrestuar një  person të dyshuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje  të  paautorizuar  të substancave  narkotike’’, përcjell Demokracia.com.

“Mbi dyshime të arsyeshme  është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili  gjatë kontrollit  në çantën e krahut i janë ë gjetur dhe sekuestruar  77 qese  me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej. Në cilësi të të dyshuarit  është  intervistuar G. A., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masën e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave./Demokracia.com/

Të ngjashme