Lajme
Arrestohet tre persona në Prishtinë, s’ju ndalën policisë për kontroll
Demokracia
21:24 | 24 Shtator 2022

Share:

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë shmangur kontrollin e veturës nga zyrtarët policorë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”.

“Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale” tha Ahmeti.

Të ngjashme