Është arrestuar tifozi francez që e goditi me shishe futbollistin e Marseilles, Dimitri Payetin.
Ndeshja ndërmjet Lyonit dhe Marseilles në Ligue 1 u pezullua në minutën e katërt të përballjes, shkruan Demokracia.com.
Kjo për shkakun se Payet derisa po ekzekutonte një goditje këndi, u qëllua në kokë me një shishe nga një tifoz që u identifikua përmes kamerave.
Klubi i Lyonit përmes një komunikate për media ka dënuar incidentin, ndërsa i ka kërkuar falje futbollistit Payet dhe klubit të Marseilles.
Gjithashtu në komunikatë, Lyoni ka bërë të ditur se tifozi në fjalë është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.
“Olympique Lyonnais dhe presidenti i saj Jean-Michel Aulas dënojnë fuqishëm të gjitha format e dhunës brenda stadiumeve. Si të tillë, ata dënojnë incidentin në minutën e katërt të ndeshjes OL/OM ku një individ hodhi një shishe ndaj lojtarit të Olympique de Marseille, Dimitri Payet. Institucioni dëshiron t’i kërkojë falje dhe i uron shërim kapitenit të Marsejës”.
“Olympique Lyonnais dhe presidenti i saj Jean-Michel Aulas e dënojnë edhe një herë këtë incident. Individi, autori, u identifikua menjëherë falë kamerave të shumta në stadiumin Groupama. Ai u ekfiltrua nga stjuardët, u dorëzua në polici dhe u vu në paraburgim. Dukej se burri nuk ishte anëtar i një grupi mbështetës dhe nuk ishte abonent”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit francez. /Demokracia.com
Communiqué : L’Olympique Lyonnais condamne fermement l’incident lors d’OL-OMhttps://t.co/iSK0kvuzdl
— Olympique Lyonnais (@OL) November 22, 2021