Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur shtetas të Serbisë, pasi i njëjti ka vjedhur rreth tetë euro nga kutia e ndihmave në një xhami në Gjilan, raporton Demokracia.com.
Rasti sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së hënë rreth orës 11:20.
“Gjilan 02.05.2022 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com/