Lajme
Arrestohet shqiptari në Greqi, i’u gjet kokainë, armë dhe mijëra euro në shtëpinë e tij
Demokracia
17:29 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Mbi 30 mijë euro, si dhe 300 gram kokainë i janë gjetur një 39-vjeçari shqiptar, i kapur më parë për të njëjtën vepër penale, atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke i riu shqiptar së fundmi ishte liruar nga burgu dhe u arrestua sërish nga Sigurimi i Verisë, në zonen e Selanikut .

Gjatë hetimeve policore të kryera në shtëpinë e tij dhe në një magazinë që përdorte, u gjetën edhe një pistoletë, 36 gëzhoja, pako me lëndë medicinale për falsifikimin e drogës dhe dy peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet i përdorur si mjet për trafik droge. I arrestuari me kallëzimin penal të ngritur ndaj tije, u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik dhe u referua në hetues.

https://www.protothema.gr/greece/article/1316153/triakosia-grammaria-kokaini-kai-megalo-hrimatiko-poso-vrethikan-stin-katohi-39hronou/

Të ngjashme