Lajme
Arrestohet shefi i policisë së Novi Sadit, kishte lidhje me Zvonko Veselinoviqin
Demokracia
12:27 | 05 Prill 2022

Share:

Komandanti i policisë në Novi Sad të Serbisë, Sllobodan Malleshiq, është arrestuar mbrëmë me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raportojnë mediat serbe.

Fjala është për gjeneralin që në opinion njihet për shkak të protestave të korrikut të vitit 2020, kur policia përdori dhunë të tepruar me qëllim që të shpërndajë turmën e demonstruesve.

Kështu, disa qytetarë e fajësuan atë për brutalitetin e policisë.

“Ky Sllobodan Maleshiq fatkeq, ndihmësdrejtor i policisë, është në krye të komandimit të formacioneve speciale të policisë (Xhandarmërisë, SAJ…)”, pohoi avokati Nikolla Lakiq.

Ndërsa, politikanët e opozitës, si lideri i Dverit, Boshko Obradoviq, e quanin atë kumbarin e biznesmenit kontrovers Zvonko Veselinoviq nga Kosova, menjëherë pasi ai u emërua në krye të Departamentit të Policisë së Novi Sadit, njerëzit e afërt me qeverinë pretenduan se ai ishte një njeri që do të qetësonte situatën në atë qytet.

Përveç tij janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, kanë thënë për Tanjug nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

Të ngjashme