Sport
Arrestohet presidenti i klubit italian, kishte me vete 200 mijë euro në një zarf
Demokracia
15:14 | 05 Shkurt 2021

Share:

Një skandal e ka prekur futbollin italian pasi presidenti i skuadrës së Novaras, që bënë gara në Ligën e Tretë, Marcelo Chiansi u kap nga policia me një zarf që përmbante një shumë prej 200 mijë eurove, transmeton Demokracia.com.

Chiansi i cili ka udhëhequr Novara që nga fundi i vitit 2019 ka dhënë dorëheqje sot dhe sipas “Gazeta delo Sport”, policia e ndaloi atë në Reggio Calabria me zarfin e përmendur.

Zarfi me paratë u gjet në makinë dhe Chiansi nuk mund të jepte një shpjegim të vlefshëm se nga vinin ato para, kështu që shuma u konfiskua dhe ndaj tij u hap një hetim.

Novara lëshoi ​​një deklaratë në të cilën tha se incidenti nuk kishte asnjë lidhje me klubin dhe se ishte një çështje personale e ish-presidentit të saj. /Demokracia.com

Të ngjashme