Lajme
Arrestohet polici kufitar në Angli, dyshohet se ishte vetë emigrant i paligjshëm nga Shqipëria
Demokracia
21:07 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Një oficer që punonte për forcat e kufirit në Britaninë e Madhe është vënë në pranga nën dyshimin se është vetë një emigrant i paligjshëm.

Burri u vu në pranga ndërsa punonte në agjencinë e Ministrisë e Brendshme, përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve britanikë.

Sipas The Sun, shefat e tij reaguan me shpejtësi sapo mësuan për statusin e tij të emigrantit të paligjshëm.

Personi i ndaluar është 30 vjec dhe dyshohet se ka hyrë në Britaninë e Madhe rreth 20 vite më parë nga një vend i Ballkanit.

Ai dyshohet se ka gënjyer në formularin e punës për origjinën e tij me qëllim që të fitonte të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe, ku pas disa vitesh arriti të punonte dhe për Home Office.

Sipas mediat britanike, gjatë viteve 1990 shumë shqiptarë deklaronin se ishin nga Kosova me qëllim që të fitonin azil në Britani, çka të lë të dyshosh se personi i arrestuar është nga Shqipëria./A2 CNN

Të ngjashme