Lajme
Arrestohet personi që përfitoi 2 mijë euro për falsifikimin e hyrje-daljeve të punëtorëve
Demokracia
17:59 | 10 Maj 2022

Share:

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar listën e vijueshmërisë së punëtorëve të Komunës së Novobërdës.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar listën e vijueshmërisë së punëtorëve të Komunës së Novobërdës dhe nga kjo ka përfituar 2 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Prishtinë, 10 maj 2022

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material dhe se me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” e parashikuar në sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Personi në fjalë, me veprimet e tij dyshohet se ka përfituar shumën  prej rreth 2,000 €uro dhe në anën tjetër duke e dëmtuar buxhetin e komunës.

Më datë 10.05.2022, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit po vazhdon dhe do të vazhdoj me ndërmarrjen e veprimeve dhe masave ligjore ndaj të gjithë atyre personave, pa dallim rolit dhe funksionit që ushtrojnë e që bien ndesh me ligjet dhe proceduarat ligjore. /Demokracia.com/

Të ngjashme