Lajme
Arrestohet personi që gjuajti me armë zjarri në një aheng në Ferizaj
Demokracia
11:35 | 23 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 00:10 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.

Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Koshare dhe kanë arritur që të “identifikojnë të dyshuarin V.R (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili kishte shtënë me armë zjarri”.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), njofton policia.

Rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “.

 

Të ngjashme