Lajme
Arrestohet personi i kërkuar për dhunim në Prizren
Demokracia
15:32 | 08 Nëntor 2022

Share:

Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren ka arrestuar më 7 nëntor personin O. G. (27) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale dhunimi.

Personi i arrestuar është dërguar para gjyqtarit kompetent, i cili i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditë.

I njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme