Lajme
Arrestohet për dhunë në familje 41-vjeçari në Obiliq, iu sekuestruan dy armë zjarri
Demokracia
11:44 | 09 Janar 2024

Share:

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur në Obiliq.

Sipas policisë,  pas arrestimit mbrëmë, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në kuadër të veprimeve operative të zyrtarëve policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, siç njofton policia.

Të ngjashme