Lajme
Arrestohet pastaj lirohet prishtinasi që gjuajti me pistoletë me gaz në ahengun familjar
Demokracia
12:39 | 21 Korrik 2024

Share:

Është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë me gaz dhe pesë gëzhoja e dy fishekë.

I dyshuari është liruar në procedur të rregullt.

Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë 20.07.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Pistoleta me gaz, pesë gëzhoja dhe dy fishek janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme
Lajme • 21 Prill 2025