Lajme
Arrestohet një shtetas serb në Gjilan, bashkëjetonte me të miturën 16 vjeç
Demokracia
09:28 | 24 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person shtetas të Serbisë me urdhër të gjykatës, nën dyshimin se ka kryer veprën “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur më 15 korrik 2022 në Gjilan.

“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16-VJEÇ/Gjilan 15.07.2022 – 14:00. Lidhur me rastin, me 23.09.2022,  me urdhër të gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme