Lajme
Arrestohet një shqiptar në Itali, i konfiskohen tetë kilogramë kokainë
Demokracia
19:08 | 14 Mars 2023

Share:

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Rasti ka ndodhur në Castellanza, afër Milanos.

Ai është arrestuar për trafikim droge.

Pas kontrollit, shqiptarit në çantën që mbante atij iu gjetën dhe konfiskuan 500 gramë kokainë.

Ndalimi i 49-vjeçarit nga agjentët e policisë u bë për shkak të sjelljes së dyshimtë, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

Karabinierët realizuan edhe një bastisje në banesën e tij.

Aty, ata gjetën edhe një sasi prej shtatë kilogramë e gjysmë kokainë.

Përpos tjerash, policia konfiskoi edhe 60 mijë euro,

Të ngjashme