Lajme
Arrestohet një serb në veri, kapet me mbi 6 mijë fishekë
Demokracia
17:49 | 21 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 13:30, në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një burrë i nacionalitetit serb.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh., viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia thuhet se vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale, siç theksohet, përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit.

  

Të ngjashme