Lajme
Arrestohet një serb në Leposaviq, në veturë iu gjetën mallra që i kishte futur ilegalisht nga Serbia
Demokracia
12:10 | 06 Qershor 2023

Share:

Është arrestuar një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb pasi në veturën e të njëjtit, janë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore.

Siç njofton Policia e Kosovës, në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore.

“Policia kufitare vazhdon aktivitetet e tyre në luftimin e kriminalitetit nder-kufitar. Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve të tyre në parandalim të veprimtarisë penale, më 06.06.2023, rreth orës 07:05, në fshatin Dobravë të Leposaviqit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll. Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore. Në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur në vendin tonë nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale”, thuhet në komunikatë.

 

Tutje, bëhet e ditur se në koordinim me prokurorin, Policia e Kosovës ka iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’. Ndërkaq, personi dhe vetura janë dërguar në Terminal Doganor për procedurat e mëtejshme.

Të ngjashme