Lajme
Arrestohet një polic civil për lëndim të lehtë trupor
Demokracia
19:31 | 08 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar edhe një polic për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës ka arrestuar edhe një polic civil për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, raporton Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e IPK-së, i njëjti pa autorizime policore kishte kryer këtë vepër penale.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Njoftimi i plotë i IPK-së, pa ndërhyrje:

IPK arrestoi një të dyshuar për  ‘lëndim të lehtë trupor’

Hajvali/Prishtinë, 08 shkurt 2021

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

IPK ka pranuar përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin së një punonjës i PK-së  ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe eprorët e tij në PK për procedim të mëtutjeshëm në aspektin disiplinor.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Demokracia.com/

Të ngjashme