Lajme
Arrestohet një person që ndihmoi Veton Esatin për të ikur pasi kreu disa grabitje të armatosura
Demokracia
22:59 | 02 Mars 2023

Share:

Sektori Rajonal i Hetimeve, pas punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit Veton Shefki Esati, për të cilin Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunim me qyetatarët për kapjen e tij, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt, sot hetuesit rajonal rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin B.K (M/K) i moshës 45 vjeçar.

Personi B.K dyshohet se i ka ofruar ndihmë pas kryerjes së veprës penale të dyshuarit Veton Esatit me dyshimim se i ka ndihmuar në transport për të kaluar kufirin nga Republika e Kosovës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari B.K është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”

Të ngjashme