Policia e Kosovës sot në Pozheran të Vitisë ka arrestuar një person pasi që ndaj tij më herët kishte urdhër-largim me forcë nga Kosova.
Në njoftim thuhet se policia kishte ndaluar shtetasin shqiptar për tejkalim të shpejtësisë dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba,përcjell Demokracia.com.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan-Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, gjatë aktiviteteve në parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e kundërvajtësve ka marr veprimet e nevojshme policore, ku më 31.03.2022 rreth orës 10:50, gjatë një pike kontrolli në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë kanë ndalur kombin (furgonin) të cilin e drejtonte S. P. (33) vjeç shtetas i Shqipërisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në atë pjesë të rrugës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë gjatë verifikimit në ‘Bazën e të Dhënave’, i njëjti rezulton se ka “urdhër largim me forcë nga territori i Kosovës, lëshuar nga Drejtoria e Policisë Kufitare- Sektori Lindje-Kaçanik, urdhri i vlefshëm deri me datë: 27.06.2024.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe gjatë verifikimit në ‘Bazën e të Dhënave’, i njëjti rezulton se ka “urdhër largim me forcë nga territori i Kosovës, lëshuar nga Drejtoria e Policisë Kufitare- Sektori Lindje-Kaçanik, urdhri i vlefshëm deri me datë: 27.06.2024. I njëjti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është njoftuar Zyra për Migrim dhe të Huaj në Kaçanik për të vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet më tej në njoftim.
Më tej thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Zyra për Migrim dhe të Huaj në Kaçanik për të vazhduar procedurat e mëtejme ligjore./Demokracia.com/