Lajme
Arrestohet një person për plagosjen e mbrëmshme në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati
Demokracia
08:39 | 23 Maj 2024

Share:

Një person është arrestuar gjatë orëve të natës (23.05.2024) pas plagosjes në Pejë.

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale. Arrestimi u konfirmua nga Ersan Qavolli, prokurori që po e trajton rastin.

“Mund të ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”- tha Qavolli për KALLXO.

Agron Gashi, 21-vjeçar tashmë është në kërkim të organeve të rendit si i dyshuar kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë.

Vepra penale ndaj tij është vrasje e rëndë në tentativë.

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024