Lajme
Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Kaçanik
Demokracia
14:16 | 09 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Një person me inicialet A.Z i moshës 52 vjeçare dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër sot rreth orës 01:50 tek vendi i quajtur “Guri i Zi” në Kaçanik.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se i lënduari pasi kishte marrë ndihmën e pare mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

I dyshuari A.Z ( M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësur si ’Lëndim i rëndë trupor’ “, thuhet në njoftim.

Të ngjashme