Lajme
Arrestohet një person në Merdare për kontrabandë me emigrantë
Demokracia
23:31 | 10 Qershor 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kontrabandë me emigrantë.

Arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare në Merare.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale “kontrabanda me emigrant”.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë procedurave kufitare të kontrollit të automjeteve dhe udhëtarëve është kontrolluar një veturë me targa italiane.

Në veturë ishin pesë persona dy shtetas të Sllovakisë (nënë e djalë, vitet e lindjes 1986 dhe 2017), një mashkull kosovar Q.P. viti i lindjes 1996 dhe dy të mitur meshkuj kosovarë.

Policia gjatë trajtimit të personave krijojnë dyshimin se mund të jetë ky një rast i trafikimit me emigrant. Policia ka intervistuar të dyshuarin Q.P. në prezencë të avokatit të tij. Po ashtu janë intervistuar edhe dy viktimat (të miturit, meshkuj kosovarë) në prezencë të prindërve të tyre.

Gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën shengen.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me emigrant’

Të ngjashme