Lajme
Arrestohet një person për dhunë familjare në Shtime
Demokracia
17:52 | 20 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij.

Në njoftimi thuhet se stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot ,datë 20.03.2022 rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” 14 Dhjetori” në Shtime është në rast i dhunës në familje, përcjell Demokracia.com.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar , i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet  A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare. Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme