Lajme
Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje
Demokracia
14:47 | 25 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi ai u ndalua për një kontroll rutinë.

“Të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor në Kllokot ku janë  intervistuar dhe  me urdhër të prokurorit të shtetit arma dhe radiolidhja janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa ndaj njërit nga të dyshuarit I. A. (1992)  caktohet masa e ndalimit për 48 orë  me kallxim penal  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NjRSH) me datë 25.02.2021 rreth orës 00:55 derisa ishte në pikë kontrolli rutinë kanë ndalë veturën Mercedes me targa 01.

Njësiti policor ka vërejtur se nga vetura është hedhur një mjet dhe menjëherë janë ndërmarr veprime dhe rrjedhimisht është gjetur se nga vetura është hedhur një pistoletë  prodhim çek me katër copë fishekë.

Po ashtu gjatë kontrollit në brendi të veturës është gjetur edhe një radio lidhje e dorës e llojit “blofeng” BF-666S .

Të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor në Kllokot ku janë  intervistuar dhe  me urdhër të prokurorit të shtetit arma dhe radiolidhja janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa ndaj njërit nga të dyshuarit I. A. (1992)  caktohet masa e ndalimit për 48 orë  me kallxim penal  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore Gjilan./Demokracia.com/

Të ngjashme