Lajme
Arrestohet një person, pasi ushtroi dhunë kundër gruas së tij
Demokracia
09:31 | 14 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njejti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike kundër gruas së tij, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, në njoftimin e policisë thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Deçan 13.02.2021 – 11:50.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas dhe djalit të tij kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia

Të ngjashme