Lajme
Arrestohet një person pasi ushtroi dhunë fizike kundër dy grave
Demokracia
10:25 | 31 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Han të Elezit, është arrestuar si i dyshuar pasi që ka ushtruar dhunë fizike kundër dy grave.

Sipas policisë viktimat kanë marrë tretman mjekësor, njëra prej tyre është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në spitalin e Ferizajt e më pas është liruar në shtëpi, raporton Demokracia.com

“Hani i Elezit 30.01.2021 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimave ju është ofruar tretman mjekësor nga ku njëra nga viktimat është dërguar për tretman të më tutjeshëm mjekësor në spitalin e Ferizajt e cila më pas është liruar për në shtëpi.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme