Lajme
Arrestohet një person pasi sulmon zyrtarët policorë në Pejë
Demokracia
12:21 | 25 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar zyrtët policorë në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë arrestimit është lënduar i dyshuari i cili ka rezultuar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit, shkruan Demokracia.com.

“Rr. Medlin Ollbrajt, Pejë 23.02.2021 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit është lënduar i dyshuari i cili ka rezultuar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme